21.5 C
Tirana

Shkarkim i Ilir Metës si President? Bamir Topi zbardh planin e socialistëve…

VENDI

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar për ‘News24’ edhe procedurën e nisur nga PS-ja për sh karkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta.

Unë mendoj që tani ata kanë gjithçka. E kam fjalën për PS. Kanë sigurinë që i ka dhënë 25 prilli. Janë të rikonfirmuar politikisht. Kanë mundësi që t’i mbledhin votat në parlament. Janë 94 vota. Historia ka treguar se i kanë bërë votat.

Në këtë rast ata nuk janë të f renuar psikologjikisht për të kërkuar një mendim nga Komisioni i Venecias. Tani kanë dhe alibinë e përfshirjes së presidentit në fushatë. Unë mendoj se nuk e kanë si një shashkë. Jo! Mesa duket ar miqësia midis tyre ka shkuar në të tilla nivele.

Tani jemi në planin e hipotezave. Unë besoj se kanë të gjithë dëshirë për ta realizuar. A e realizojnë apo jo, kjo… Këtu s’bëhet fjalë për problemin e kohës, por për të realizuar një largim që t’ja mbajnë në historinë e karrierës politike.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT