20.5 C
Tirana

Shifrat nga pandemia/ Ja sa raste të reja janë identifikuar sot, zbulohen zonat më “të nxehta” në Shqipëri

VENDI

Dalin shifrat e reja nga situata e pandemisë 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer gjithsej 3.137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Gjithashtu një lajm i mirë vjen ditën e sotme, pasi bëhet me dije se në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë nga COVID19.

- Advertisement -

TE FUNDIT