15 C
Tirana

Sherri me gruan/ 28 vjeçari granatë shtëpisë së vjehrrit

VENDI

Zbardhet ngjarja e ndodhur  të premtën në mbrëmje në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë  ofensive por nuk ka shpërthyer

Për këtë ngjarje është identifikuar dhe arrestuar shtetasi  P.D. vjeç 28, banues në Mirditë

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit  Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive  të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer

Ekspertët xhenier të  Reneas bënë shpërthimin e  kontrolluar të granatës .

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte  mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë  bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte

P.D.  akuzohet tani për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT