10.5 C
Tirana

Sherr në avionin e linjës Tiranë-Romë. Piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

VENDI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, fatmirësisht pa pasoja, kur persona pjesë e bordit të avionit të linjës Tiranë-Romë janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Sipas mediave italiane, ngjarja është regjistruar në një prej avionëve të kompanisë “Blu Panorama”, duke e detyruar avionin të bëjë ulje emergjence në aeroportin e Pescaras.
Avioni në fjalë ishte nisur nga aeroporti i Rinasit në orën 16:45 me destinacion Romën.
Më vonë mediat italiane sqarojnë se një pasagjer shqiptar i moshës 30 vjeç, pak minuta pas nisjes ka nisur të ulërasë dhe të kërcënojë pasagjerët e tjerë. Pikërisht në këtë çast ai ka filluar të godasë në fytyrë babain e tij të moshuar që i qëndronte ulur në krah. Personeli dhe disa pasagjerë tentuan ta qetësonin, por burri nuk është qetësuar përkundrazi ka filluar ta ngrejë edhe më shumë zërin.
Një tjetër pasagjere, menaxhere italiane ka mundur gjithsesi ta qetësojë falë edhe ndimës së stjuardëve.
Avioni më pas u ul në Pescara dhe burri u arrestua, ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

- Advertisement -

TE FUNDIT