11.5 C
Tirana

Sherr me mjete të forta në Korçë, plagoset një person

VENDI

Një 67 vjeçar është plagosur me sende të forta pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës.
Ngjarja është regjistruar në shëtitoren “Fan Noli”.
Personi i moshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende I ditur, mësohet se është qëlluar disa herë në trup me kaçavidë.
I plagosuri është tradportuar në spitalin e Korçës që ndodhet reth 200 metra më larg, ku paraqitet në gjendje të rënduar por jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat dhe dinamika e kësaj ngjarjeje.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshon se plagosja mund të ketë qenë si pasojë e një konflikti të çastit.
NJOFTIMI I POLICISE
Korçë / Informacion paraprak.
Në lagjen nr 3 në Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT