29.5 C
Tirana

Shehu dhe Xhaferraj: Basha nuk duhet të iki se ai i fitoi thellë zgjedhjet

VENDI

Lulzim Basha ka marrë mbështetjen e Tritan Shehut dhe Ferdinand Xhaferajt për të mos u tërhequt nga kreu i PD.

Ata thonë se në këto zgjedhje PD dhe lidershipi i saj “patën një rritje substanciale”.

“Si deputet e drejtues politik i Qarkut te Gjirokastres shpreh solidaritetin tim me deklaraten e Kryetareve te degeve te PD aty. Se bashku do ta shembim kete rregjim”, shkruan Tritan Shehu.

Ndërkohë, Xhaferaj shkruan se strukturat e PD kanë nisur procesin për dokumentimin e vjedhjeve të Rilindjes.

Këto reagime që nisën spontanisht dhe njëkohësisht mesditën e soptme, duket se janë një strategji e Partisë Demokratike për “t’i mbyllur gojën” kritikëve që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, shkruan newsbomb.al.

Pjesa më e madhe e degave të PD në Tiranë dhe ato të rretheve, shpërndanë njëkohësisht një deklaratë sipas së cilës falenderonin Lulzim Bashën për udhëheqjen dhe ishin krah tij për “betejat kundër së keqes”. Mesa duket, për të shuar revoltën e demokratëve në media, PD po përdor një strategi të tillë “Basha rri”.

Themelues, anëtarë të Kryesisë së PD dhe mbështetës të thjeshtë, kanë kërkuar dy ditë më parë që Lulzim Basha të japë dorëheqjen pasi e ka çuar partivë prej 8 vitesh vetëm në humbje, shkruan neësbomb.al. Fatbardh Kadilli dje zyrtarizoi lëvizjen e tij për kryetar të PD, ndërsa Ibesn Elezi proteston prej 3 ditësh para selisë blu.

Përmes një një lëvizje të tillë, duke nxitur dhe shpërndarë reagime në mbështetje të Lulzim Bashës, PD po tenton të largojë vëmendjen nga protestat dhe kërkesat e demokratëve të zhgënjyer që kërkojnë ikjen e Lulzim Bashës. Pra, tashmë në PD kemi një grup që bën thirrje “Basha Ik” dhe një grup tjetër që thotë “Basha rri”.

Shënimi i Ferdinand Xhaferaj:

Ditët pas 25 Prillit kanë qënë një zhgenjim i madh për cdo demokrat apo qytetar të ndershëm të qytetit tonë e më gjërë, të cilëve iu vodh mundësia e përfaqesimit nga një qeveri e ndershme dhe europiane si alternativa e z. Lulzim Basha.

Sot, ndihem vecanërisht falenderues për strukturat e Partisë Demokratike, punën e palodhur dhe idealizmin e tyre, i cili është esenca e partisë tonë. Ndihem gjithashtu falenderues për cdo person i cili votoi për ndryshimin duke refuzuar të deformojë vullnetin e tij apo shiste votën për interesa të ngushta dhe afatshkurtra personale.

Partia Demokratike dhe lidershipi i saj patën një rritje substanciale, sidomos gjatë dy viteve të fundit, e cila kulmoi me fushatën dhe zgjedhjet e 25 Prillit. Votat e marra ndershmërisht nga PD në këto zgjedhje pasqyrojnë një rritje të dukshme të saj në të gjitha qarqet e vendit.

Aktualisht, jemi në proces dokumentimi të vjedhjeve të Rilindjes. Ky mision i rëndësishëm do garantojë se Rilindja nuk do të ketë mundësi të mbulojë gjurmët e krimit të kryer, për të cilin Partia Demokratike i ka të gjitha provat dhe do t’ia paraqesë shumë shpejt shqiptarëve.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT