18.5 C
Tirana

S’do quhet ‘Arena Kombëtare’, FSHF nxjerr në shitje emrin e stadiumit

VENDI

Federata Shqiptare Futbollit ka njoftuar sot se është në kërkim të një sponsori për stadiumin e ri kombëtar. Në njoftim theksohet se “e drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.”

 

Kompania që do të blejë emrin për stadiumin e ri, të quajtur deri më tani ‘Arena Kombëtare’, do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh, ndërsa çmimi dysheme është parashikuar të jetë 600 mijë euro në vit.

FSHF ka vendosur edhe dy kritere kryesore që duhet të përmbushë çdo kompani e interesuar:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

 

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Më tej, FSHF sqaron: “Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

 

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

 

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.”

Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT