Ledri Vula prej kohësh është në një lidhje me Sara Hoxhën. Dyshja ndonëse kanë vite bashkë, e bënë publike lidhjen e tyre në muajin prill. Ditën e djeshme,
Sara ka festuar ditëlindjen dhe Ledri ka publikuar një foto me partneren, duke i bërë asaj dedikimin më romantik. “E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”, ishte urimi i reperit.
Por edhe Xheraldina, mamaja e Ledrit, ka bërë një urim mjaft të ëmbël për Sarën. Ajo ka publikuar një foto me Sarën ku shihen të përqafuara dhe tregon se e thërret me përkëdheli “pasulja jem”.
“Pasulja jem, urime ditëlindja”, shkruan Xheraldina, duke zbuluar se mes tyre ekziston një marrëdhënie shumë e mirë. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL