10.5 C
Tirana

“Sali Berishës ia kam thënë në sy këtë propozim”, Dash Sula nxjerr prapaskenat dhe…

VENDI

Deputeti demokrat Dash Sula tregoi sot se arsyeja përse ai nuk ka qenë i pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, janë të gjithë ata demokratët që ndihen të papërfaqësuar brenda partisë së tyre.

“Unë nuk kam shkuar në Kuvendin e 30 prillit në respekt të të përjashtuarve nga PD. Ka një pjesë të demokratëve të papërfaqësuar në Kuvend. Mendova që pas ikjes së Bashës do të kishte një qasje ndryshe në PD.

Berishës i thash në sy kam një propozim, hyrja në votimi e grupin parlamentar që të kthenim të gjithë deputetët e përjashtuarave, ndërprerja e procesit, pezullimi i kuvendit të 30 prillit dhe në 90 ditë të bëhej riorganizimi dhe më pas të bëhej zgjedhja e kryetarit. Dolëm nga një luftë civile.”, tha Sula.

Deputeti su shpreh se fati i PD do të përcaktohet pas vendimit të Apelit, ndërsa shtoi se nuk do të behej asnjëherë pjesë e “Rithemelimit”, nëse nuk ka frymë brenda grupimi për bashkim.

“Shpresat për PD po venitet ditë pas dite për një bashkim të palëve. Mbas vendimit në apel, nga aty do të fillojë një periudhë e re për PD. Nëse struktura “poshtë” nuk do të përfaqësohen, do të duhet të përfaqësohen. Kjo nuk ndodh me një bashkim artificial.

Unë nuk i bashkohem “Rithemelimit” në këto rrethana, nëse nuk reflektohet. Nuk ekziston vullneti për bashkim. Pala e ‘Rithemelimit” ka më shumë faj se tjetra. Po sillet me arrogancë.”, tha Sula.

- Advertisement -

TE FUNDIT