8.5 C
Tirana

“Sa te bukur e ke qafën”! Kristi bie brenda me Keisin, e harroi fare të dashurën që e pret jashtë

VENDI

Brenda shtëpisë së Big Brother duket se po krijohet një çift i ri. Kristi dhe Keisi prej ditësh po ngacmohen bashkë. Fjalët e ëmbla, ledhatimet dhe prekjet, nuk kanë munguar mes dyshes.

 

Keisi në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift.

 

Sot ata kanë kaluar kohë veçmas, ku nuk kanë munguar fjalët e bukura dhe puthjet e shpeshta. Ndryshe nga herët e tjera, ky takim romantik nxorri në pah anën tjetër të Kristit. Ai habiti me deklaratat e shumta për të:

 

‘Më pëlqen aroma e trupit tënd’, ‘më fal qetësi’, ‘sa te bukur e ke qafën’. Kristi madje realizoi edhe një pikturë për Keisin.

 

E gjitha është shumë bukur dhe romantike por mos Kristi po harron diçka? Të dashurën, me të cilën ka 6 muaj lidhje?

 

Kristi dhe Keisi do të jenë partnerë në shfaqjen “Pallati 176”.Ata do të jenë në rolin e “Elsës dhe Fredit”. Olta i tha se ata nuk e realizojnë dot bashkë këtë aktrim sepse vihen në siklet nga njëri-tjetri.

- Advertisement -

TE FUNDIT