18.5 C
Tirana

Sa para do e paguajë Berisha avokatin francez në çështjen kundër DASH? Analisti tregon detajet

VENDI

sh-kryeministri Sali Berisha u pyet dy herë nga gazetarët sesa kushton avokati francez dhe kush do ta paguajë, por asnjërës nga pyetjet nuk u dha përgjigje.

Megjithatë, analisti Genc Burimi i cili pati mundësinë ta intervistonte avokatin Jean Yves Le Borgne, tha në një lidhje direkte me “Log.” se një shumë për shërbimet e tij mund të mos jetë vendosur ende.

Burimi shpjegoi edhe opsionet që ka avokati në dispozicion nëse gjykatësi i çështjes do ta pranojë rastin duke qenë se kemi të bëjmë me një padi kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili ka imunitet diplomatik.

Analisti thotë se Le Borgne do të ketë vetëm tre muaj kohë të trajtojë çështjen, ose mund të kërkohet gjykim direkt, pa hetim. Megjithatë, ky opsion do t’i kushtonte shumë Berishës.

“Mënyra sesi avokati do ta trajtojë çështjen. Iu mor një këshillë dhe ai tha që mund të trajtohet si çështje, sipas avokatit çështja mund të shtrohet para Gjykatës Korreksionale të Parisit. Në Francë, dosjet për shpifje janë dosje që rregullohen me një ligj shumë të vjetër. Nuk I lejon kohë palës paditëse më shumë se tre muaj kohë. Është një ligj i vitit 1881.”

Siç shpjegoi edhe Genc Burimi, nëse lideri historik i PD do të kërkojë gjykim direkt, duhet të lerë peng një shumë, të paguajë drejtësinë dhe palën përballë.

 

Duke mbajtur parasysh intervistën që bëri me Jean Yves Le Borgne, analisti Burimi tha se nuk i dha idenë që rastin e Berishës po e bënte falas.

 

“Më dha përshtypjen që fliste në raport me një klient,” tha ai.

“Më duket edhe fillimi, është pak i zënë jashtë shtetit, do t’i hyjë dosjes me themel, dhe pastaj do të shihet sa do jenë honorarët e tij, apo sa do të lihet nëse do të kërkohet gjykim i menjëhershëm. Besoj se ka kohë deri në fund të qershorit për të folur me Berishën.”

- Advertisement -

TE FUNDIT