8.5 C
Tirana

Sa njerëz dolën dje në protestën e opozitës, pamjet me dron

VENDI

Me dritat e celularëve ndezur, duke dëgjuar drejtuesit e protestës, ky është momenti kur droni kalon sipër kokave të protestuesve, teksa na sjell një pamje të qartë të numrit të njerëzve që morën pjesë.
Opozita e bashkuar ka më shumë se 3 muaj në protesta që prej djegies së mandateve më 20 shkurt, duke zhvilluar 11 të tilla. Protesta e djeshme nisi në orën 19:00 ku dhjetëra mijëra qytetarë mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në orët e mesditës së djeshme protestues nga të gjitha qarqet e vendit u nisën drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës. Në një komunikatë për shtyp nga selia blu, thuhej se nga rrethet po vinin më shumë se 60 mijë qytetarë, të cilët do u bashkoheshin protestuesve në Tiranë.

Si herët e tjera, policia e kishte rrethuar kryeministrinë me gardh metalik ndërsa kishte vendosur shumë forca policie të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës, që është përdorur thuajse në të gjitha protestat e tjera.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT