16.5 C
Tirana

Rudina e thotë troç: Kam dhënë prova, vetëm pa burrë nuk ngelem

VENDI

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar nga mediat dhe publiku. Aktorja tregohet shumë e hapur për jetën private në rrjete sociale dhe publikon shpesh foto pranë partnerit, duke i marrë me shumë sportivitet edhe komentet negative.

Vetëm së fundmi Rudina ka publikuar një tjetër foto pranë Markut. Dyshja po i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit dhe po shihen në sy. Si çdo foto tjetër edhe te kjo nuk kanë munguar komentet, disa prej të cilave kanë marrë dhe një përgjigje nga aktorja.

Një ndër ndjekësit i shkruan se fillimi është gjithmonë i mirë, prandaj bën mirë ta mbajë fort Markun përndryshe do t’i ikë: “Fillimi gjithmonë është mirë, mbaje fort se do të ngelesh pa burrë.”

“Unë kam dhënë prova, vetëm pa burrë nuk ngelem”, ka replikuar me sportivitet Rudina.

- Advertisement -

TE FUNDIT