3.5 C
Tirana

Rruga Shëngjin-Velipojë/ Ndërtimi i këtij aksi që ofron dy destinacione turistike

VENDI

Rruga Shëngjin-Velipojë do të jetë paralelisht me vijën e bregdetit që shtrihet midis dy qendrave të banuara,

duke ofruar një pamje të veçantë të bregdetit shqiptar dhe duke shërbyer njëkohësisht jo vetëm për lidhjen e tyre por në vazhdimësi edhe për lidhjen më tej me Ulqinin.

Përveçse një rruge panoramike ndërtimi i Segmentit Shëngjin-Velipojë shkurton distancën prej rreth 65 km në 15 km, kohën e udhëtimit nga rreth 1 ore e gjysëm në vetëm 15 deri në 20 minuta dhe shmang trafikun e rrugës Lezhë – Shkodër.Kjo gjë ka ngjallur edhe më shumë shpresën tek operatorët turistik.

Ky segment rrugor do të jetë një aks i ri që do të lidhë dy qendra të rëndësishme të turizmit dhe pritet të japë një zhvillim të ri për të gjithë rajonin, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të turizmit.Traseja e kësaj rruge ndjek përgjithësisht një gjurmë rruge ekzistuese që shërben për zonën e plazhit dhe me lëvizje të shtuar gjatë sezonit veror.

Edhe në këtë zone, si një hapësirë e banuar parashikohet të ketë trotuare, ndriçim, gjelbërim etj.Në këtë kuadër, Fondi Shqiptar I Zhvillimit synon që përmes përmirësimit të infrastrukturës këto dy qendra të rëndësishme të turizmit të ndërlidhen në një segment i cili përpos distancës së shkurtër,

krijon akses, siguri në lëvizje, dhe potenciale të reja për zhvillimin e zonës dhe gjithë rajonit. Gjithashtu do të krijohet akses për në Lagunën e Vilunit, e cila ka gjithmonë edhe më tepër numër të shtuar vizitorësh.

- Advertisement -

TE FUNDIT