Rritja e çmimeve të ushqimeve ka sjellë reagimin në Kuvend të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u ka kërkuar anëtarëve të Bordit të Transparencës që të japin dorëheqjen.Berisha i cilësoi bordet e krijuara si shushunja më të këqija se monopolet.
“Sot mediat informuan se shqiptarët blejnë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjtë se një muaj më parë. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka bërë që sirenat e urisë të oshtijnë në të katërtat anët e vendit. Dhjetëra mijëra të sëmurë nuk po blejnë dot ilaçet e tyre. Narkoqeveria rri duarkryq.
Mjaftohet me propaganda. Kanë krijuar bordet por janë shushunja më keq se monopolet. U bëj thirrje të tërhiqen. Qytetarët varfërohen, qeveritarët e oligarkët pasurohen. Besimtarët myslimanë shqiptarë Edi Rama ua prishi gëzimin e Bajramit. Nuk e hapi xhaminë”,-u shpreh Berisha