13.5 C
Tirana

Rrëfehet Andi/ Tregon momentet kur dilte me Tean dhe në krah tjetër ishte me Melisën

VENDI

Pas shumë aludimesh, Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë në formën më të veçantë. Melisa lançoi këngën e saj të dytë “Leje” dhe videoklipi u finalizua me një puthje pasíonante mes dyshes.

 

Këtë moment po e prisnin të gjithë prej kohësh dhe më në fund dyshja morën guximin të pranonin hapur gjithçka. Pasi kënga e saj kapi 1 milionë klikime për 24 orë, nuk vonoi dhe dedikimi i parë i dashurisë së Melisës për Andin.

 

“S’di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës, apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën, pasi ti je bota ime”, shkroi ajo përkrah fotografisë së tyre zyrtare si çift.

 

Madje Tea, vajza që doli çift me Andin nga programi, deklaroi në një intervistë për aplikacionin e “Për’Puthen” se edhe ai kishte pasur një marrëdhënie jashtë emisionit.

 

Tea konfirmoi se lídhja fallco me Andin ishte e gjitha një lojë dhe se ndërkohë që ishte në lídhje me Beartin, edhe Andi ishte në marrëdhënie me një vajzë tjetër.

 

Tea nuk e tha emrin e vajzës asokohe duke përforcuar mendimin për lídhjen e fshehtë të Andit me Melisën.

- Advertisement -

TE FUNDIT