31.5 C
Tirana

Romancë brenda Top Channel. Koreografi dhe moderatorja e njohur në lidhje dashurie, kush është ajo?

VENDI

Ata ndajnë të njëjtin vend pune, e me siguri në ato ambiente duket se kanë nisur edhe shkëndijat e parë të fillimit të një historie dashurie. Balerini dhe koreografi Graciano Tagani, i ftuar këtë të diel në programin ‘Why Not’ tregoi se prej pak kohësh ai po jeton një histori dashurie, madje çifti ka nisur edhe bashkëjetesën.

 

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, tha koreografi i njohur, Graciano.

 

Ndonëse autori i “Just Dance” zgjodhi të mos e tregojë emrin e vajzës që i ka vjedhur zemrën, burime për Panorama bëjnë me dije se partnerja e Gracianos është moderatorja nga Kosova Argjira Spanca, me të cilën balerini bashkëpunon prej disa muajsh në programin maratonë të së dieles në Top Channel “E Diell”.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT