18.5 C
Tirana

RINIS SOT KOLAUDIMI, 14 PIKA NË GJITHË VENDIN QË DO TË KRYEJNË KONTROLLIN TEKNIK

VENDI

Kolaudimi i automjeteve do të rinisë sot. Kategoritë e para që do të përfshihen në proces janë mjetet që kryejnë transport ndërkombëtar, transport udhëtarësh, mjetet që kanë hyrë për herë të parë në vendin tonë dhe nuk kanë bërë asnjëherë kolaudim dhe më pas mjetet që janë rrëzuar në kolaudimin e fundit.

Në të gjithë territorin janë 14 pika që do të kryejnë këtë kontroll teknik.

Me ndryshimin e ligjit, automjetet do ti nënshtrohen kontrollit një herë në dy vite, ndërsa mjetet e e reja përjashtohen në tre vitet e para.

Fotografimi i automjeteve me probleme të dukshme dhe përfshirja e tyre në listen e zezë,ka qenë një metodë efektive ,pasi i detyron drejtuesit e mjeteve të bëjnë kontrollet e nevojshme të mjeteve duke shmangur dhe aksidente të mundshme.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka deklaruar se është krijuar një sistem i avancuar monitorimi dhe kontrolli transparent që nis nga një modul i ri që do të funksionojë me rezervime.

- Advertisement -

TE FUNDIT