10.5 C
Tirana

Rikthehet makthi i shqiptarëve, dy tërmete godasin Shqipërinë/ Njëri në Shkodër e tjetri në…

VENDI

Dy tërmete kanë goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e së mërkurës.

I pari ka qenë 3.4 ka qenë forca e tërmetit që ka goditur Lezhën dhe 3.5 tërmeti i dytë që ka goditur Shkodrën.Tërmeti u lokalizua në orën 21.13 sonte në 15 km në lindje të Fushë Arrëzit, raporton noa.al duke cituar Institutin shqiptar të Gjeoshkencave.

Ndërsa shërbimi Evropian sizmik tha se tërmeti kishte thellësi vetëm 2 kilometra. Sipas emsc, tërmeti ndodhi 45 km larg Prizrenit dhe 15 km larg KukësitE FUNDIT: Rikthehet makthi i shqiptarëve, dy tërmete godasin ShqipërinëSipas IGJEO tërmeti ka qenë me thellësi prej 2 kilometrash.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.Kujtojmë se sa përmendet fjala tërmet, të gjithë shqiptarët dridhen por sidomos ata që e vuajtën në kurrzi në nëntor të vitit 2019. Nata e mallkuar e 26 nëntorit, kur tërmeti goditi zonën e Durrësit dhe Tiranë, ku pati mbi 50 viktima dhe shumë të lënduar.

Pasojat e atij tërmeti ndjehen ende sot, ku ke akoma familje që enden rrugëve pasi janë pa një banesë që nga ajo natë e mallkuar e 26 nëntorit. Ndërkohë që shumë familje të tjera janë me qëra dhe marrin një bonus të caktuar nga qeveria, por sërish me shumë probleme.

- Advertisement -

TE FUNDIT