13.5 C
Tirana

Rikthehen debatet mes Luizit dhe Maestros në “Big Brother”, këtë herë në qendër të diskutimeve ishte “zari”!

VENDI

Marrëdhënia e dashuri/urrejtjes mes Luizit dhe Armaldos në shtëpinë e “Big Brother” duket se do të jetë sërish në qendër të vëmendjes këto ditë, me banorët që ditën e sotme i janë rikthyer sërish debateve pas një periudhe relativisht të qetë, madje edhe kur ishin të mbyllur në “burg”.

 

E në fakt, cdo gjë ka nisur nga diskutimi i “ushtarëve”, një term që është përdorur shpesh në program për banorët që konsiderohen në grupin e Ejllit apo të Oltës, megjithatë Luizi vendosi që pseudonim të ri për Maestron sot duke e quajtur si “zarin” e tij, gjë që sigurisht nuk u pret mirë nga ky i fundit.

 

Edhe pse fillimisht kaloi pa u vënë re ky pseudonim i ri, ishte Olta ajo që ju kundërvu Luizit, duke e kritikuar për fjalën që përdori për Maestron.

 

Kjo gjë coi në në vazhdimin e debatit mes tyre, me Maestron që shkoi deri aty sa “kërcënoi” që jashtë shtëpisë së “BBV” do të vendosej se kushte ishte “zari” mes tyre të dyve. Ah po, se harruam, për ju që nuk e dini, edhe pse dyshojmë që mund të ketë njerëz që nuk e dinë, ky term përdoret për të denigruar një person dhe për t’i mëshuar faktit se është një person aq i komandueshëm dhe pa personalitet sa mund të komandohet që të kryejë punët më të rëndomta.

 

Gjithsesi, Luizi u duk se nuk u shqetësua edhe aq shumë nga kërcënimet, madje procedoi duke caktuar detyrat për “ushtrinë” e tij, teksa përfshiu edhe banorët e tjerë në diskutim.

 

Megjithatë, sic pritej në fakt, Kllogjeri nuk e la debatin mes tyre të shuhej, duke ja rikujtuar sërish atë që i kishte thënë dhe duke u përpjekur që t’i kundërvihet.

 

Ndërkohë në ironitë e tyre u përfshi edhe Kiara, e cila u “përdor” në një farë mënyre nga Luizi në debatin me Maestron, gjë që moderatorja nuk e vlerësoi edhe aq shumë, madje duke hedhur edhe pak dritë se si marrëdhënia e saj me Luizin do të jetë jashtë shtëpisë, kur ai të bëjë të tilla ironi.

 

Për shumë fansa të formatit gjithsesi, të gjitha këto debate e ngacmime mes Luizit dhe Maestros nuk janë gjë tjetër vecse një strategji nga ana e tyre, tani që Armaldo është në nominim dhe të jetë sa më aktiv në shtëpi. /News31

- Advertisement -

TE FUNDIT