16.5 C
Tirana

Rezervat strategjike amerikane të naftës, ku ruhen dhe kur përdoren?

VENDI

Pak ditë më parë rafineritë e naftës në Arabinë Saudite ranë pre e një sulmi, duke sjellë dhe shkatërrimin e tyre. Deri më tani askush nuk mban përgjegjësi për këtë sulm, ndërsa SHBA ka akuzuar Iranin si autor i kësaj ngjarje

Ndërkohë, presidentit amerikan, Donald Trump përmes një deklarate urdhëroi përdorimin e rezervave strategjike të naftës në vend për të mbajtur tregun të furnizuar në mënyrën më të mirë.

Por çfarë janë këto rezerva? Kush i ka krijuar? Kur mund të përdoren?

Rezerva për të cilën ka folur Trump janë më shumë se 640 milionë fuçi naftë që mbahen të magazinuara në shpella kripe në shtetet e Teksasit dhe Luizianës.

SHBA vendosi të ndjek këtë strategji në vitin 1970, kohë kur Lindjes së Mesme vendosën embargo, duke sjellë rritjen e çmimit të naftës në të gjithë botën.

Vendet anëtare të Organizatës Arabe të Eksportit të Naftës duke përfshirë këtu Irakun, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite refuzuan të eksportonin naftë në SHBA për shkak të mbështetjes që ajo tregoi ndaj Izraelit në luftën arabo-izraelite të vitit 1973.

Embargoja zgjati për gati një vit, duke tronditur tregun ndërkombëtar të naftës, pasi çmimet e naftës u rritën me shpejtësi. Përball kësaj situate, në vitin 1975 Kongresi kaloi aktin për Politikat e Energjisë dhe të Konservimit

Në ditët e sotme janë 4 pika ku ndodhen këto rezerva të mëdha nafte, pranë Freeport dhe Ëinnie në Teksas dhe në rrethinat e liqenit Charles dhe Baton Rouge në Louisiana

Sipas ligjit të nënshkruar në vitin 1975 nga Gerald Ford, rezervat mund të përdoren vetëm me autorizim të presidentit nëse ka një ndërprere të ashpër të furnizimit me këtë produkt./Opinion.al E.Xh.

- Advertisement -

TE FUNDIT