16.5 C
Tirana

Reshjet e dendura, uji mësyn në spitalin e Shkodrës (Video)

VENDI

Reshjet e dendura të shiut kanë “ngatërruar” stinë, pasi kanë pushtuar vendin tonë në mes të verës, duke filluar që në orët e para të ditës së sotme.

 

Në shumë qytete të vendit, dendësia e tyre ka bërë që niveli i ujit të shkojë në disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin, apo shkaktuar edhe përmbytje.

 

Kështu në qytetin e Shkodrës, për shkak të reshjeve të shumta, është përmbytur edhe spitali rajonal i qytetit, si dhe zona të tjera përreth.

 

Në pamjet e siguruara nga grupi i xhirimit të Top Channel, dallohet qartësisht uji që është futur në katin e parë të spitalit dhe vërshon nëpër korridore e salla të spitalit.

Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT