18.5 C
Tirana

Reshje të shumta bore në Pukë, rrugët të kalueshme

VENDI

Ashtu si i gjithë Veriu i vendit edhe një pjesë e madhe e territorit të Bashkisë Pukë u mbulua mbrëmjen e të martës nga reshjet e bores, të cilat në qytetin e Pukës arriten deri në 12cm.

Me të nisur reshjet, Bashkia Pukë angazhoi punonjësit e Drejtorisë të Shërbimeve Publike dhe Rrugëve Rurale. Tre mjete u angazhuan për gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve në qytet dhe më tej. Dy mjete borpastruese dhe një mjet për hedhjen e kripës kanë bërë të mundur pastrimin e të gjithë rrugëve të qytetit dhe lagjeve periferike, ndërkohë që u pastruan dhe u kriposen edhe rrugët Qafë Qerreti-Qelëz dhe Qafë Qerreti-Qerret.

Në orët e para të së mërkurës u bë pastrimi i shkallëve dhe rrugicave të qytetit, ndërkohë që të gjithë hapësirat para dyerve të bizneseve dhe institucioneve janë tashmë të lira.

Aktualisht në Bashkinë e Pukës si pasojë e reshjeve të Borës nuk ka asnjë problem. Të gjitha institucionet arsimore u hapen dhe po funksionojnë normalisht dhe me ngrohje.

Bashkia Pukë po vijon monitorimin e situates, teksa pritet të përballemi me uljen e ndjeshme të temperaturave që pritet të sjellin ngrica.

- Advertisement -

TE FUNDIT