5.5 C
Tirana

Rëndohet gjendja e Guljelm Radosë/ Aktori i madh në rrezik për jetën, intubohet në Tiranë

VENDI

Një lajm aspak i mirë vjen për shëndetin e aktorit Guljelm Radoja.

Mësohet se pas më shumë se një muaji i shtruar në spitalin e Durrësit, ai është dërguar për në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Artisti i madh sipas informacioneve është futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi pasojat e C OVID19 ja kanë rënduar gjendjen shëndetësore.

Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja, tha në një intervistë për “Shqipëria Live” se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit në intervistë para 2 javësh.

- Advertisement -

TE FUNDIT