17.5 C
Tirana

Rama ‘u mburr’ se i kishte strehuar, banorja: Jetoj mes baltës me foshnjën 2 muajshe.

VENDI

Në profilin e kryeministrit u transmetuan këto pamje nga Manza. Familje të sistemuara në disa kontenierë. Por 10 metra më tutje, ABC News konstatoi se në këto çadra, kanë kaluar natën dhe vijojnë të jenë ende 35 familje.

Jetojmë në kushte ekstreme baltë shi, uji na hyn brenda. Shirat e fundit e kanë rënduar gjendjen. Fëmijë e pleq enden mes baltës dhe dyshekët që i presin për në mbrëmje, janë qullur nga reshjet.

Por kryeministri nuk i vizitoi këto çadra. Erdhi Edi Rama te shkolla dhe këtu nuk erdhi të shihte se ku jetojmë. Ai duhet të vinte të shihte familjarët këtu si jetojmë. Shkolla është ndryshe, familjarët janë ndryshe, ne nuk rrimë për qejf këtu.

Erdhi te kontenierët, bëri ca filmime dhe iku. Ne e pritëm, me shpresën se do vinte të na shikonte, në cfarë kushtesh jetojmë. Zëvendës ministrja Ornela Çuçi i raporton kryeministrit se si janë zgjedhur familjet për tu strehuar në kontenierë.

Kemi akomoduar fillimisht nga cadrat, të gjithë fëmijët që kanë qenë 0 deri në 1 vjec. Pastaj me prioritet duke u rritur pastaj invalidtë. Por edhe kjo përzgjedhje rezulton e gënjeshtërt. Ne takuam në çadër këtë nënë me foshnjen 2 muajshe, dhe me burrin invalid. Ata nuk janë në kontenierë.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT