14.5 C
Tirana

Rama synon 88 mandate, po PD-ja? Habit Basha me përgjigjen

VENDI

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri të ditura ditën e djeshme objektivat e forcës politike që ai drejton në zgjedhjet e 25 Prillit. Ndërsa kryedemokrati Basha nuk e ka një numër të tillë.
Ndërsa Rama tha se kërkon nga 78 në 88 mandate në rastin më të mirë, Basha u mjaftua duke thënë se dëshiron që shqiptarët të dalin ditën e zgjedhjeve për të votuar.

“Pa diskutim të gjitha shtabet e PD, në koordinim me LSI kanë objektiva shumë të qarta që do të çojnë në maksimalizimin e votës. E rëndësishme është që çdo shqiptar të shkojë në 25 prill në kutitë e votimit, dhe nëse kësaj thirrje i përgjigjet çdo shqiptar që do ndryshimin, nuk ka sondazh në botë që e parashikon dhe natyrisht do të vijë edhe fitorja jonë”, deklaroi Basha.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT