9.5 C
Tirana

Rama për shembjen e TK: Duhej të ishte bërë që 20 vite më parë, godina ishte një mizerje që s’kishte të dytë në Evropës. Kemi humbur kohë kot

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar, e shprehert se ka bërë gjënë që duhej të ishte bërë që 20 vite më parë. Kreu i qeverisë në një reagim në Facebook shprehet se këto 20 vite janë humbur kotë, pasi shumë breza kanë humbur mundësinë që të luanin në një skenë dinjitoze.

 

Rama komenton edhe protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila u mbështet nga opozita, duke thënë se shumë të rinj që ishin dje në shesh do e kutpojnë që janë kanë futur kot dhe “kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet🙏“.

 

Për Kryeministrin koha që nga 1998 e deri sot ka qenë një energji e harxhuar dhe kanë qenë “vite të humbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar!”

 

“MIRËMËNGJES😊 Dje, duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapesire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m’u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar… Sa shumë energji të harxhuara e vite të humbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar!

 

Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan, pa punuar dot një ditë në një skenë normale dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje në kushte normale! Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t’i ndihmojnë edhe disa të rinj që gabimisht u janë “bashkuar” ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet🙏“, shkruan Rama në një postim në Facebook.

- Advertisement -

TE FUNDIT