10.5 C
Tirana

Rama me një tjetër presion për protestuesit: Rrezikoni t’ju hiqet e drejta e hyrjes në SHBA dhe BE

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish protestuesit e opozitës që të mos përpiqen të bllokojnë zgjedhjet më 30 qershor. PD dhe LSI shprehin vendosmëri në qëndrimin se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë më 30 qershor, por Rama ka bërë sërish presion sot ndaj protestuesve duke deklaruar se rrezikojnë t’u hiqet e drejta e hyrjes në SHBA dhe BE nëse përfshihen në krime zgjedhore.

“Kush i afrohet një qendre votimi me mendje të keqe, djeg veten, jo zgjedhjet. Është e rëndësishme që të informohet se çfarë parashikon Kodi Penal për individin që prek një hallkë të vetme të zinxhirit të procesit zgjedhor. Jo gjithkush e di që Kodi penal është shumë i ashpër në këtë aspekt dhe jo që nuk ia vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në duart e drejtësisë, por që edhe mund të fusë në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore, të cilëve do t’u hiqet gjithnjë e drejta e hyrjes në SHBA dhe BE”, deklaroi kryeministri.

Edi Rama tha gjithashtu se ishte i gatshëm të ulej në bisedime me Lulzim Bashën, kreun e opozitës, pa i vendosur asnjë kusht dhe për t’i pranuar kërkesat për procesin zgjedhor. Por ky propozim i Ramës duket se nuk gjen hapësirë për zbatim pasi opozita prej muajsh thekson se nuk ka dialog me mazhorancën për sa kohë kryeministër është Edi Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT