21.5 C
Tirana

Rama mban premtimin që u bëri dy fëmijëve të mbijetuar nga tërmeti, takojnë… (Foto)

VENDI

Për fat të mirë Alesio dhe Aureli ishin 2 fëmijët që i shpëtuan mrekullit tërmetit, duke u hedhur nga dritaret e palltatit. Në kohën që të dy fëmijët ndodheshin në spital, kryeministri Rama shkoi dhe i takoi personalisht teksa iu premtoi dhe një takim idhujt e tyre të futbollit.

Ditën e sotme të dy fëmijët janë surprizuar teksa kanë udhëtuar me kryeministrin Rama drejt Italisë, për të takuar dy legjendat e futbollit dhe Juventusit, Kristiano Ronaldo dhe Bufon.

Të dy futbollistët ishin në dijeni të tragjedisë së ndodhur në Shqipëri, teksa janë emocionuar jashtë mase nga kjo vizite. Futbollistët e Juves kanë fanellat e firmosura nga dy lojtarët.

Bufon ka shkruar në fanellën e dhënë për Alesion për mikun tim Alesion. Ndërsa dy futbollistët me Aurelin kanë bërë shaka duke i thënë se ngjan me Veratin. Video e takimit është shpërndarë nga kryeministri Rama në faqen e tij.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT