9.5 C
Tirana

Rakia efekte pozitive kundër koronavirusit? Reagojnë ekspertët dhe zbulojnë si qëndron e vërteta

VENDI

I vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia. Dhe qenka ilaç me të vërtetë, kështu besohet të ketë shkruar Fan Noli në një letër dërguar Milto Gurrës në Janar të vitit 1919.

Megjithatë, nuk është vetëm Noli. Shqiptarët zënë be e rrufe për vlerat fantastike të rakisë e cila në përmbajtjen e saj ka nga 20 deri në 50 përqind alkool, në varësi të përgatitjes.

Në popull, besohet se një teke raki në ditë pastron yndyrnat në gjak, por jo vetëm: rakia besohet të luftojë gripin dhe virozat.

Përdorimet e Rakisë Në Shtëpi

Rakia gjen një përdorim të gjerë në shtëpi kryesisht për probleme të lehta shëndetësore.

Ajo përdoret për të pushuar dhimbjen e dhëmbit.

Mjafton të pini një gllënkë raki, ta mbani në zonën e dhimbjes dhe për pak minuta ajo do të largohet.

Shqiptarët e pinë rakinë edhe për të luftuar stresin, por ky i fundit luftohet me një teke dhe jo me të gjithë shishen sigurisht.

Rakia përdoret në popull edhe për të pastruar dhe disinfektuar rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht në dimër.

Një gllënkë raki këshillohet në popull kur jemi me grip dhe të ftohur për shkak të përmbajtjes së lartë të alkoolit.

A Mund Të Përdoret Rakia Kundër Koronavirusit?

Pavarësisht këshillave të popullit, përgjigja është jo. Shkenca apo edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e mbështesin idenë se pijet me përqindje të larta alkoli ju mbrojnë nga Koronavirusi.

Në lidhje me përdorimin e rakisë si disinfektues lokal, ka një përjashtim por jo aq efikas.

Sipas Qendrave Për Kontrollin Dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një organizatë ombrellë për autoritetet e shumë vendeve të botës, që një pije me bazë alkooli të disinfektojë ajo duhet të të përmbajnë të paktën 60 përqind alkool. Kjo është sasia minimale e alkoolit që pengon përhapjen përhapjen e viruseve dhe baktereve, nëse ato nuk kanë hyrë tashmë në trup.

Rakia mund të përdoret si disinfektues i lehtë i duarve por ajo nuk është shumë efikase për sa kohë përmbajtja e alkolit mbetet nën 50 përqind.

Sipas ekspertëve, vetëm disinfektuesit me bazë alkooli 60-95 përqind mund të pakësojnë dhe shkatërrojnë numrin e mikrobeve në duar shumë shpejt.

Sidoqoftë mënyra më e mirë për të pastruar lëkurën nga prania e virusit dhe mikrobeve në përgjithësi është uji dhe sapuni./ AgroWeb

- Advertisement -

TE FUNDIT