28.5 C
Tirana

“Qeveria nxori fytyrën e vërtetë” Berisha nxjerr denoncimin e fortë: Na uli rrogën 10 ditë pas zgjedhjeve

VENDI

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë denoncimin e një mesuesi.

 

Ky i fundit shprehet se i është ulur rroga me 12 mijë lekë dhe pritet ti hiqen dhe paratë e vështirësisë së punës apo transportit.

 

Në mesazhin e dërguar, mësuesi në fjalë thotë se është i habitur që kjo gjë ndodh pikërisht 10 ditë pas zgjedhjeve.

 

Ai më tej shprehet se 50 mijë lekë që iu rrit rroga në janar, po i asgjesohet dalangadalë, duke shtuar se qeveria tashmë po e nxjerr fytyrën e vërtetë.

 

REAGIMI I PLOTE I SALI BERISHES:

Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mije lek.

 

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

 

Pershendetje !!!
Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga.
Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna.

- Advertisement -

TE FUNDIT