12.5 C
Tirana

“Qesh e ngjesh” Nard Ndokës nuk i del e keqja me Bashën, e ‘thumbon’ me foton e para 4 viteve

VENDI

Një nga aleatët më të vjetër të Partisë Demokratike, kreu i PDK Nard Ndoka duket se ka shumë pakënaqësi ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha.

Ai nuk e ka kursyer ironinë dhe duket se ka filluar një fushatë ofensive kundër kreut të PD që pas rezultatit humbës të zgjedhjeve të 25 prillit.

Së fundmi, Ndoka ka nxjerrë një foto ku shihet krahë për krahë me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017, duke buzëqeshur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

Kujtojmë se Ndoka deklaroi disa ditë më parë se i kishte besuar verbërisht Lulzim Bashës, madje e bënte këtë të fundit përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

- Advertisement -

TE FUNDIT