22.5 C
Tirana

Pyet një grua për të atin, por ajo zbulon se kishte ndërruar jetë 1 vit më parë në aksident

VENDI

Pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Elsa dhe njerku i tij Myftar.

Elsa tregon se ajo ka ardhur në jetë nga dy prindër të cilët brenda një viti u martuan dhe u ndanë. Gjatë këtij viti ata kishin shumë konflikte me njëri-tjetrin dhe gjyshi me gjyshen pritën që të lindte Elsa e më pas ta ndanin sepse i ati jetonte në shtëpinë e të ëmës së bashku me gjyshërit e saj.

Pasi u nda e ëma ishte vetëm 19 vjeç dhe do shikonte jetën e saj. Më pas u martua me zotin Myftar i cili vinte dhe ai nga një martesë e parë dhe kishte 3 fëmijë.

Pasi u martuan, ata sollën në jetë edhe 3 fëmijë të tjerë. Deri në një farë moshe ajo ka jetuar me idenë se ai ishte babi i saj biologjik, por më pas e mëson se ai nuk ishte babai i vërtetë por njerku.

Në shkollë ajo zbulon se mbante mbiemrin e babait të saj të vërtetë Kasmi dhe shkon në shtëpi duke qarë për ta pyetur pse e kishte mbiemrin ndryshe.

Një mësuese në klasën e 4 i thërret Elsës me mbiemrin Kasmi që të ngrihej në mësim dhe ajo nuk reagon sepse mendonte që mbiemrin e kishte mbiemrin Bardhoshi.

Kështu Myftari ia ndryshon mbiemrin në gjendjen cilivile dhe ia vë Bardhoshi pa lejën e babait biologjik. Sot Elsa kërkon që të ketë mbiemrin e babait të saj biologjik dhe jo të njerkut.

- Advertisement -

TE FUNDIT