9.5 C
Tirana

“Punët e mira gjithmonë japin frytet e tyre” Pas ‘furtunës’ me drejtësinë, mjeku Prifti paralajmëron ikjen nga Shqipëria

VENDI

Pas furtunës së akuzave ndaj tij për korrupsion dhe përballjen me drejtësinë, mjeku i njohur kardiolog Edvin Prifti ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë një studim të tijin që është publikuar nga një media prestigjioze amerikane dhe thotë se ky është një nga të paktat gëzime në kulmin e një përbaltjeje.

“Revista me prestigjioze shkencore amerikane ne fushen e kardiokirurgjise, Journal of Thoracic and Carriovascular Surgery, sapo publikoi nje studim tonin multicentrik me nje vlere te jashtezakonshme shkencore dhe fryt i nje impenjimi teknik,

profesional dhe akadenik dy dekadash pune te te gjithe stafeve tona nderkombetare. Nje satisfaksion pas nje perbaltje. Punet e mira gjithmone japin frytet e tyre pavaresisht gjithshkaje”, shkruan Prifti në postimin e tij.

Në një koment që ka bërë me ndjekësit e tij, Prifti lë të kuptohet se po mendon largimin jashtë vendit, në një kohë që është sulmuar mjaft në këto muajt e fundit.

Së fundmi mjeku shënoi dhe një fitore të vogël, teksa u kthye në punë si pedagog, ndërkohë që vazhdon të jetë i pezulluar nga puna si mjek në QSUT, ku drejtonte repartin e kardiologjisë.

Kujtojmë se SPAK ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së mjekut, dhe masën e detyrimit të paraqitjes deri në fundin e hetimeve për korrupsion dhe fshehje të pasurisë. Pavarësisht akzuave, mjeku Prifti është një nga më të talentuarit në fushën e kardiologjisë, dhe është vlerësuar me një sërë çmimesh brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -

TE FUNDIT