12.5 C
Tirana

Pse jo në Tropojë që e “duan” edhe më shumë?! Berisha nxjerr jashtë loje Grida Dumën: Unë do të kandidoj në Kavajë se atje më duan shumë

VENDI

Sali Berisha ka treguar në Ora Neës se kur është dorëhequr si kryetar i PArtisë Demokratike, është betuar se do të jetë gjithmonë pjesë e saj.

Për sa i përket zonës se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Berisha tha se mund të caktohet në zonën e Kavajës, aty ku ka kandiduar gjithmonë.

“Lulzim Basha nuk ka batuta, nuk ka sharje dhe nuk ka mashtrime siç i ka Edi Rama. PD ka një program dhe jam i bindur që do t’i qëndrojë besnik atij programi.

Unë jam dorëhequr duke u betuar se edhe një po mbeti në PD, i dyti do të jem unë.

Do të jem deputet aty ku do të caktohem, por e them se PD dhe qytetarët e Kavajës janë një binom i pandarë, kështu që unë do caktohem në Kavajë apo jo, respekti im për Kavajën dhe qytetarët e saj nuk lëkundet kurrë”, tha Berisha.

Duke mos pyetur Lulzim Bashen, kryetar te PD, i cili ka caktuar si drejtuese politike per Kavajen dhe Rrogozhinen Grida Dumen.

Ndonese e ka cilesuar si nder kandidimin ne kete zone, dhe ka filluar takimet dere me dere dhe stalle me stalle, vendimin i Berishes e ka “zbythur” Dumen nga Kavaja!

I pyetur nëse do e bëjë vaksinën kur t’i vijë radha, përgjigja e Berishës ishte negative, pasi tha se do t’ua lërë radhën mjekëve dhe infermierëve.

“Absolutisht jo. Është një tragjedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. Vaksinën duhet ta bëjnë në fillim mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, u shpreh ish-kryeministri.

- Advertisement -

TE FUNDIT