13.5 C
Tirana

PSD, DEPUTETI DOSHI: SJELLIM SHPRESËN PËR PUKJANËT

VENDI

Deputeti i partisë Social Demokrate Tom Doshi ka zhvilluar disa takime në Pukë dhe Fushë Arrës. Fillimisht deputeti Doshi u ndal në qytetin e Pukës duke u takuar me mbështetës atje. Deputeti Doshi falenderoi për përkrahjen e madhe që gjeti në qytetin e Pukës.

Deputeti Doshi i premtoi banorëve të Pukës se problemet me të cilat përballen çdo ditë do të gjejnë një zgjidhje pas 25 prillit ndryshe nga premtimet e parealizueshme të liderit të opozitës Lulzim Basha.

Deputeti Doshi tregoi edhe se si ka ndihmuar një të panjohur nga Puka lidhur me problemet me energjinë elektrike që më pas i ka rezultuar të jetë kryetari i PD-së në një prej zonave të Pukës ndërsa kërkoi mbështetjen e të gjithëve pukjanëve kudo që janë.

 

Pas qytetit të Pukës deputeti Doshi zhvilloi një takim edhe në Fushë Arrës teksa edhe atje u prit nga qytetarë të shumtë ndërsa mori mbështetjen e plotë të tyre se vota në 25 prill do të shkojë për Partinë Social Demokrate si një shpresë për të ardhmen e tyre.

 

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT