9.5 C
Tirana

PS SHKODËR-DREJTORËVE: ZERO LËVIZJE PUNONJËSISH OSE IKNI

VENDI

Të gjithë ata drejtorë rajonal të Partisë Socialiste Shkodër të cilët do të bëjnë ndonjë lëvizje punonjësish qoftë transferim apo edhe heqje nga puna duhet që të dorëzojnë detyrën përmes dorëheqjes. Koordinatorja e PS në Shkodër Xheni Halili përmes një mesazhi i ka bërë të ditur të gjithë drejtorëve se në rast se nuk zbatojnë këtë urdhër atëherë duhet të dorëzojnë detyrën.

Ky urdhër është bërë i ditur pak ditë më parë, gjatë fundjavës përmes një sms-je të mbërritur në telefonin e secilit prej drejtuesve rajonal të PS në Shkodër. Normalisht që kjo mënyrë komunikimi për disa prej drejtorëve ka krijuar pakënaqësi. Nisur nga mesazhi i dërguar në emër të koordinatores së PS si porosi e rëndësishme, nuk është pritur mirë nga shumë prej drejtorëve.

Sipas kësaj sms-je nënkuptohet se kjo çështje është diskutuar edhe më përpara në strukturat e PS si një shqetësim për shkak të lëvizjeve apo shkarkimeve të punonjësve të ndryshëm që mund të kenë bërë drejtorët e PS duke detyruar koordinatoren e PS që të bëjë këtë paralajmërim ndaj tyre. Ja se çfarë shkruhet në mesazhin e plotë të porosisë së koordinatores së PS Shkodër Xheni Halili në mesazhin e dërguar këtë fundjavë që kaloi:

“Përshëndetje! Duke ju uruar fundjavë të mbarë, me porosi të koordinatores së PS Shkodër, në vazhdimësi të diskutimit të fundit, ju bëj me dije se kush heq dikë nga puna, transferon dikë apo punëson dikë pa marrë konfirmim nga selia do të dorëzojë detyrën. Punë të mbarë!”

Tashmë për të gjithë drejtorët rajonal është e qartë që në rast se bëjnë ndonjë lëvizje punonjësish rrezikojnë që të dorëzojnë detyrën duke i bërë ata që të mos ndjehen mirë. Secili prej tyre në rast se ka dëshirë të bëjë një transferim apo shkarkim nga puna më përpara duhet të marrë miratimin nga selia e PS në Shkodër dhe më pas të veprojë.

Kjo mënyrë është zgjedhur nga koordinatorja e PS me idenë që asnjë prej drejtorëve rajonal të mos abuzojë në këtë drejtim sa i përket punonjësve por shumë prej tyre e kanë marrë më shumë si formë presioni gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak. Pak ditë më parë Genc Berhani dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër ndërsa pritet që në muajt në vazhdim të ketë edhe lëvizje të tjera drejtorësh rajonal të PS.

- Advertisement -

TE FUNDIT