5.5 C
Tirana

Provokon Adi Krasta: Edhe Hitlerit do t’i jepja dorën për të mbrojtur Teatrin Kombëtar

VENDI

Gazetarë Adi Krasta është shprehur se për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar do t’i jepte dorën edhe Hitlerit, një prej diktatorëve më të tmerrshëm që ka njohur bota.

 

Në një lidhje me Skype për emisionin “Pressing”, në televizionin e Kosovës, Krasta tha se godian e Teatrit u prish vetëm për një fiksim të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërkohë që shtoi se ky i fundit, nuk është më një personazh interesant për ta marrë në intervistë.

 

Por fakti që Krasta shtoi se do t’i jepte dorën edhe Hitlerit për Teatrin Kombëtar, nxit debat duke e marrë këtë deklaratë si një mbështje e Krastës për diktaturën, vetëm për të mbajtur në këmbë godinën e Teatrit.

 

“Për mua Adolfi Hitleri të kishte ardhur të mbronte Teatrin do t’ja kisha shtrënguar dorën. Pse? Sepse është ikonë e rezistencës njerëzore kundër shkatërrimit. Në orën 04:00 të mëngjesit, një operacion ushtarak dhe policor me njerëz të armatosur deri ën dhmëbë janë futur në një mënyrë spektakolare që ngjante me terroristët që shkatërronin teatrin bataklan të ParisIT. Kështu ngjanin klithamt e nejrëzve kur fadroma nisi shkatërrimit,”- tha Krasta ndër të tjera, deklaratë kjo që hap debat, duke njohur edhe krimet që Hitleri mban mbi shpinë.

- Advertisement -

TE FUNDIT