16.5 C
Tirana

Promovim turizmit shqiptar, “Smile Albania 2″ punëson 500 studentë

VENDI

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Tiranë u prezantua projekti “Smile Albania” për punësimin e mbi 500 të rinjve.

Në këtë aktivitet ku i pranishëm ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u zhvilluan diskutime për njohjen e punësimit sezonal edhe si praktikë mësimore, me qëllim njohjen e krediteve nga fakulteti.

“Pas suksesit në vitin 2018, rikthehet “Smile Albania” 2. Një nga projektet ambicioze, me në fokus turizmin shqiptar dhe punësimin e mbi 500 studentëve, që do të jenë ambasadorët e promovimit të “pasaportës” turistike shqiptare, në disa gjuhë”, u shpreh Klosi.

“30 qendra informacioni në destinacionet turistike më të kërkuara nga turistët, në të gjithë Shqipërinë. Pakti për Universitetin, në fazë diskutimi me dekanatet e fakulteteve që punësimi sezonal në “Smile Albania” të vlerësohet si praktikë mësimore, me qëllim njohjen e krediteve gjatë procesit të studimit”, tha Klosi.

Gjatë vitit 2018, 1000 të rinj u përfshinë në promovimin e turizmit duke ndihmuar në organizimin e mikpritjes, dhënies së informacioneve të nevojshme tek turistët, zbuluar trashëgiminë kulturore, reklamimin e bukurive të natyrës, por edhe për të promovuar ndjeshmërinë në mbrojtjen e plazheve tona.

Të rinjtë e “Smile Albania” do i mirëpresin turistët dhe përgjatë 2019 jo vetëm me buzëqeshje, por edhe me pastrimin e zonave të mbrojtura.

- Advertisement -

TE FUNDIT