Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri.Zonja Osmani është ndalur në një restorant në Fishtë të Lezhës,
ku ka shijuar gatimin tradicional të zonës dhe motin e ngrohtë që ka karakterizuar Shqipërinë ditëve të fundit.Ndërkohë këtë fundjavë më shumë se 32 mijë qytetarë nga e gjithë Kosova kanë hyrë në Shqipëri.
Miqtë si Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani na zbukurojnë ditën dhe na shtojnë pasionin ndaj punës që kemi fatin të bëjmë”, shkruan Mrizi i Zanave krah fotos së Presidentes së Kosovës.