9.5 C
Tirana

Presidenti Ilir Meta dekreton Besnik Muçin, gjyqtar të Kushtetueses

VENDI

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e prokurorit Besnik Muçi, gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.
 

Në kushtet kur kushtetuesja ka ngelur vetëm me një anëtare, emri i tij eshte i pari i dekretuar ne kete Gjykatë.
 
Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe ish kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u konfirmua në detyrë të mërkurën më 1 gusht 2018.
 

“D E K R E T
“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të nenit 93, 125 pikat 1 dhe 3, 129, 179 pikat 2 dhe 12, të Kushtetutës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, germa “a” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova në datë 08.10.2019 “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10722, datë 07.02.2018”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në

Drejtësi me Vendimin nr. 128, datë 21.09.2019 dhe Vendimin nr. 129, datë 21.09.2019, si dhe pasi u njoha me përmbajtjen e praktikës dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance dhe të renditur në tri vendet e para të listës, përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresë nr. 552 prot., datë 08.10.2019, në përfundim vendosa të,

D e k r e t o j;
Neni 1
Zoti Besnik MUÇI emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11313
Tiranë, më 15.10.2019.”

- Advertisement -

TE FUNDIT