9.5 C
Tirana

Postimi emocionues i Ardit Gjebreas: Kush tha që u shua bylbyli?

VENDI

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare Ardit Gjebrea postoi një foto me legjendën e ndjerë Nexhmije Pagarusha ku shkruan.

Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot por gjithë jetën. E mira e ëmbla lozanjarja ime. Të gjithë sot humbën artisten e madhe njeriun e familjes bashkëudhëtaren speciale ndërsa mua mu këput filli që më lidhte me shpirtin binjak.

Me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty. Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti është nga ata që e kanë jetën eterne. Më sëmbon zemra tani por e di që je diku këtu me mua që aq shumë të dua.

Kur e takova për herë të fundit Ardit prillin që lamë pas ajo nuk reshtte së foluri për ty sesa e doje e sesa të donte shkruan Arjola Shehu në postimin e Gjebreas.

Një ndjekës shton se në një intervistë të hershme ikona Nexhmije Paragusha ka thënë. Arditi më nxori nga humnera më dha një jetë të dytë. Një djalë i mrekullueshëm dhe me talent.

Pagarusha i dha fund karrierës në vitin 1984 pas një koncerti në Sarajevë. Në vitin 2000 pas 16 vitesh larg skenës u kthye me këngën Për ty në një emision të Ardit Gjebreas.
Gjithashtu në vitin 2005 ishte në jurinë e Këngës Magjike.

- Advertisement -

TE FUNDIT