12.5 C
Tirana

‘Portokalli’ ,’Apartamenti 2XL’ apo ‘Klanifornia’? Jul Deda habit me përgjigjen e tij

VENDI

Mbrëmjen e kaluar, aktori i njohur Julian Deda ishte si rrallëherë në një intervistë ndryshe, ku foli gjerë e gjatë për jetën e tij personale, punën e planet e së ardhmes.

Gjatë intervistës në “Roped With Olsi”, Juli u përgjigj pyetjeve të shumta të moderatorit Olsy Bylyku, njëherazi edhe kolegut të tij në ‘Klanifornia’

Mes pyetjeve të shumta, nuk munguan as ato pikantet që Juli si gjithmonë i superon me sukses me diplomacinë tij që e karakterizon. Julian Deda ironizon kolegët:

Teksa Olsi e pyeti se cili nga spektaklet e humorit ku ka marrë pjesë ‘Portokalli’ ,’Apartamenti 2XL’ apo ‘Klanifornia ka lënë gjurmë në jetën e tij ai u përgjigj kështu:

“Të tre në fakt. Portokallia është dashuria e parë, Apartamenti 2XL është puna më e bukur që kam bërë ndonjëherë ndërsa Klanofornia është zhvillimi im si aktor”.

Më herët gjatë intervistës, Juli u shpreh se e kishte marrë malli për ‘Apartamentin 2XL’ dhe se atë kohë e kujton me nostalgji të madhe

- Advertisement -

TE FUNDIT