8.5 C
Tirana

Policit i djegin makinën në Shkodër, kamerat e sigurisë regjistrojnë autorin

VENDI

Tre automjete janë djegur gjatë natës së të premtes në Shkodër dhe Vlorë. Dyshohet se zjarrvëniet janë të qëllimshme.

 

Në orët e para të mëngjesit, është djegur automjeti i një oficeri të policisë në Shkodër.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, pak metra larg shtëpisë së policit Sokol Kroni. Ai kishte parkuar automjetin e tij, si çdo natë tjetër, teksa rreth ores 04:00 të mëngjesit, ka vënë re zjarrin.

 

Mbërritja e repartit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por makina është djegur pjesërisht. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një djalë i ri, me kapuç, afrohet pranë automjetit e lyen me lëndë djegëse dhe i vendos flakën.

 

Zjarri rrezikon edhe autorin i cili duket se shpëton mrekullisht pa u përfshirë nga flaket. Me pas, autori largohet me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes.

 

I pyetur nga kolegët e tij dhe prokuroria, oficeri i policisë, Sokol Kroni ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Ai aktualisht mban detyrën e policit të zonës në piken turistike të Thethit. Dyshimet janë se ngjarja mund të këtë ndodhur per shkak të detyrës që mban.

 

Edhe në Vlorë janë djegur dy automjete qëllimisht gjatë natës. Rreth orës 02;00 është marrë njoftim se një makinë po digjet në lagjen “10 korriku”. Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip “Fiat” 500 me targa bullgare në pronësi të një 33-vjeçari.

 

Flakët kanë përshkuar dhe një tjetër makinë tip “Mercedez” e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip “Fiat”. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marrë dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

- Advertisement -

TE FUNDIT