12.5 C
Tirana

Policia show me shqiptarët/ “Kemi arrestuar një tjetër pastruese, vodhi para në banesën ku punonte”

VENDI

Pas bujës së madhe të pastrueses së Alda Klosit, tashmë policia është hedhur në sulm për “të normalizuar” disi vjedhjet në banesa nga të tillë punonjës dhe për të hequr vëmendjen nga eurot e panumërta të ish-drejtoreshës së Arben Ahmetaj.

 

Së fundmi, policia e Tiranës ka arrestuar një grua, e cila punonte pastruese në një shtëpi dhe ka vjedhur gati 3 milionë lekë të vjetra. Sipas policisë janë sekuestruar 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

 

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se Elida Kodra e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

 

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

 

Fakti që ky arrestim ndodh një ditë pas arrestimit të Alda Klosit, na tregon se kjo është një shfaqje e shëmtuar për të mbrojtur disi Arben Ahmetajn, pronarit e padeklaruar të 500 mijë eurove të Alda Klosit.

- Advertisement -

TE FUNDIT