16.5 C
Tirana

Policia e Shkodrës kontrolle të rrepta, arrestohen 3 persona me armë dhe drogë

VENDI

Policia e Shkodrës, dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë ndërmarrë një operacion për parandalimin e kriminalitetit, ku janë arrestuar 3 persona. Mësohet se të rinjtë e kapur në një pikë bastesh, kishin me vete armë dhe drogë.

Policia thotë se këta persona dyshohen edhe për disa vepra të tjera penale por pa dhënë detaje për akuzat.

Ndërkohë që operacioni vjen dy ditë pas ekzekutimit të dyfishtë në Shkodër, ku mbetën viktima Boran Bërçana dhe gruaja e tij S.N.

Të arrestuar janë, E.B., 29 vjeç, banues në Vau i Dejës; M.N., 27 vjeç, banues në Vau i Dejës; M.GJ., 20 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e sallës lojërave euro loto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.B. u gjet dhe u sekuestrua 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa.

Vijojnë hetimet për këto shtetas pasi dyshohen se janë autorë për disa vepra penale të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

- Advertisement -

TE FUNDIT