13.5 C
Tirana

Po vjen i ftohti i madh, temperaturat në Shqipëri deri në -12 gradë

VENDI

E diela do të sjellë ulje të temperaturave dhe fuqizim të vranësirave në të gjithë vendin.
Sipas meteorologëve duke filluar nga nesër dhe java në vazhdim, pritet që temperaturat të ulen deri në -2.5oC në Tiranë dhe zonat e ulëta, kurse në ato malore vlerat termike do të arrijnë deri në -12oC.

I ftohti do të vijojë deri nga mesi i javës, nga ku prej të mërkurës pritet një rritje graduale e temperaturave, raporton Vizion Plus.

Reshjet e dëborës do të mungojnë gjatë kësaj jave në zonat e ulëta, bregdetare dhe kryeqytet ndryshe nga ato malore ku i ftohti do të shoqërohet me reshje të pakta bore.

Sipas parashikimeve, reshjet priten të jenë më të përnqëndruara nga fundi i muajit janar, ndërkohë gjatë kësaj kohe moti do të jetë i qëndrueshëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT