3.5 C
Tirana

“Po turp a keni” 1000 euro një dhomë hoteli në Tiranë, ‘shpërthen’ Braçe: Të ndalet menjëherë kjo grabitje

VENDI

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ka reaguar për çmimet e dhomave të hoteleve që më e pakta janë 10-fishuar për finalen e Conference League që do të mbahet në kryeqytetin tonë më 25 maj.

 

Ai thotë se dy vendet, Italia dhe Holanda që do përfaqësohen me skuadrat e tyre në këtë finale, kanë hapur dyert për 30 vite për shqiptarët.

 

“1000 euro një dhome hoteli në Tiranë? 1500/2000 euro një apartament në Tirane? Po turp a keni? Kjo është grabitje, zhvatje, një dëm kolosal për atë që ne jemi dhe, ne nuk jemi të tillë!

 

Po e bëjmë këtë turp ndaj njerëzve të dy vendeve që na kanë mirëpritur prej 30 vitesh, dyer hapur për çdokënd!

 

Nuk po ju kërkon kush të hapni hotelet e shtëpitë e dyta e të treta falas; Asfare! Po kërkoj të ndalet kjo grabitje, kjo zhvatje! Kaq!”, shkruan Braçe.

- Advertisement -

TE FUNDIT