18.5 C
Tirana

Po bëhet vaji me e çu vetëm për peshqesh/ Çmimi i vajit merr arratin, Bordi na e “fut” me lezet me çmimet e reja

VENDI

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja tavan për produktet e shportës.

Nga 30 prilli çmimi i vajit, miellit, sheqerit dhe orizit nuk duhet tu shitet konsumatorëve në markete me çmime jo më të larta se:-109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg), -121 lekë/kg për sheqerin (1 kg), -381 lekë/litër për vajin e lulediellit, -79 lekë/kg për miellin masiv.

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022.“Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”,

në mbledhjen e datës 29 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë: Miell, Vaj luledielli, Sheqer, Oriz kokërrgjatëKy vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.Ky vendim hyn në fuqi në datë 30.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

- Advertisement -

TE FUNDIT