9.5 C
Tirana

Plani i masave lehtësuese, Manastirliu: Nga 18 Maji hapen baret, restorantet, muzetë dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve

VENDI

Në vijim të Planit të rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësise.

 

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30. Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë. Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

 

Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet I mbyllur dhe transporti publik.

- Advertisement -

TE FUNDIT